Arrestohet oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se Haxhiaj akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga Spak me palën Italiane.
Dyshohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Në total, janë lëshuar 24 fletëarreste nga Gjykata e Brescias në Itali e prej tyre janë ekzektuar 10, megjithatë kërkimet janë shtrirë krahas Shqipërisë edhe në Francë dhe Britaninë e Madhe.
Hetuesit kanë provuar se grupi kishte baza të forta në Shqipëri, të cilat kryenin trafik kokaine drejt Italisë.
Organizata furnizohej nga Amerika Latina, ndërsa destiancion final ishin portet e Europës.
Mediat italiane shkruajnë se transporti kryhej përmes kamionëve dhe autobuzëve, ndërsa të shpeshta ishin rastet kur shoferët ishin në padije të plotë të krimit që po bënin.
Megjithatë nuk përjashtohen rastet e bashkëpunimit të drejtuesve të automjeteve me grupet kriminale. Sapo droga trafikohej në Itali ishin grupet shqiptare ato që bënin shpërndarjen në terren të lëndëve narkotike.
Nga operacioni u sekuestruan 550 mijë euro, 10 automjete, një pistoletë dhe 130 kilogramë lëndë narkotike, kokainë dhe heroinë, që në treg do të kishin vlerë rreth 12 milionë euro.
/vizionplus.tv





