Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediua ka ngritur shqetësimin se në Gjermani vijon të jetë problem prezenca e krimit të organizuar në Shqipëri.

 

Në një postim në “Facebook”, Mediu teksa ka dhënë detaje nga takimet e zhvilluara në Bundestag, shprehet gjithashtu se informacionet zyrtare të partnerëve gjermanë e britanikë tregojnë se krimi ka lidhje me qeverinë.

 

Sipas Mediut, kjo gjë ka ardhur nga sistemi Kushtetues ndërsa akuzon qeverinë se e ka future vendin në një krizë të paprecedentë.

 

“Në takimin e Berlinit zhvillova takime në Bundenstag me anëtarë të Parlamentit Gjerman të CDU dhe SPD, Volkmar Klein, Albert Weller, Frank Heinrich (Chemnitz), Andreas Schwartz, Bernd Rutzel etj. Shqetësimi në Gjermani për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, janë prezent në çdo takim. Informacionet zyrtare Gjermane dhe Britanike tregojnë se krimi i organizuar, trafiku i drogës me ndikim dhe lidhje në qeverinë shqiptare, është një problem serioz që ka tejkalur Shqipërinë. Ai është prezent në shumë vende të Europës. Në takime theksova se në Shqipëri qëllimisht është shkatërruar sistemi kushtetues, qëllimisht po shkatërrohet pluralizmi politik. Vjedhja e votave nga bandat, me urdhër të Rilindjes në 2017, e kanë futur Shqipërinë në një krizë të paprecedente. Rama po kërkon të zhvillojë zgjedhje farse në 30 qershor, vetëm me një kandidat, të zgjedhur prej tij. Shqipëria është në prag konflikti, prandaj mbështetja e Bundestagut, veçanërisht deklarata e Z Johann Ëadephul, dhe Christian Schmidt, janë një mbështetje për ndalimin e marrëzisë së Ramës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *