Rikthehen vrasjet për shkak të hakmarrjeve në Rrëshen. 51-vjeçari Anton Keli ka mbetur viktimë e një atentati pasditen e kësaj të marte pranë banesës së tij në këtë qytet. Anton Keli dyshohet se është ndjekur nga persona ende të paidentifikaur dhe sapo ka parkuar automjetin pranë pallatit, është qëlluar me armë zjarri.

 

51-vjeçari ka tentuar të largohet duke u futur në një supermarket dhe tregoi se është plagosur e kërkoi ndihmë. Pak minuta minuta më vonë, Anton Keli, i cili fillimisht u plagos rëndë u transporua drejt spitalit por nuk mbijetoi. Burime bëjnë me dije se Anton Keli është i afërm i Armando (Tonin) Gjinit i cili u ekzekutua në 2019 në qendër të Rrëshenit, si dhe i afërm i Preng Gjnit.

 

Ky i fundit u plagos rëndë nga një shpërthim i telekomanduar me 15 shtator në Tiranë. Vrasja e Armando Gjinit dyshohet se lidhet me sagën e hakmarrjve mes fiseve Gjini dhe Reçi. Konflikti midis dy familjeve nisi në vitin 2016 për shkak të një ngarkese droge nga Turqia dhe prishjeve të pazareve për lëndën narkotike. Armando Gjini ishte pjesë e grupit të Met Kananit, i cilësuar “baron i madh i drogës”. Deri para arrestimit në muajin mars të 2018, ai kontrollonte rrugët kyçe të trafikut të kanabisit, heroinës dhe kokainës përmes Turqisë me destinacion vendet e BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *