E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Më kanë vjedhur sendet personale në zyrë”/ Belind Këlliçi akuza Bashës, shkon në komisariat

Belind Këllici, i cili u shkarkua dje nga 251 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka denoncuar bastisjen e zyrës së tij në selinë blu.

 

Reklamë

Në një prononcim për mediat, ai deklaroi se i kanë vjedhur sendet personale. Për pasojë, ai është drejtuar drejt komisariatit nr.1 për të bërë kallëzim. Po ashtu, më herët, ai deklaroi se persona të armatosur kanë kërcënuar në ambientet e selisë së PD të rinjtë e FRPD-së.

 

“Në zyrën timë janë vjedhur sendet personale, të dhënat personale. Mund të kemi qenë në rrezik nga njerëz të armatosur. Nëse këta mendojnë se trembemi, e kanë shumë gabim. Thjesht po shkurtojnë ditët e tyre në politikë. Policia vjen vetëm për të mbrojtur Lulzim Bashës, jo për të bërë detyrën e saj. Bashës t’i vijë zor! Të të vijë turp! Ia ke bërë vetes. Të të vijë zor se je burrë. Nuk je bajraktar i PD-së.”

Më shumë video

Reklamë