E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbytet anija në Mesdhe, 116 emigrantë humbin jetën

Një tjetër tragjedi e rëndë është regjistruar në Mesdheun Qendror. Sipas organizatës joqeveritare Sea-Watch, plot 116 persona kanë humbur jetën në një anije e mbytur që ka ndodhur së fundmi.

Sipas të dhënave të bëra publike, vetëm një person ka mbijetuar, i cili u shpëtua nga një peshkatar tunizian.

Reklamë

Viktimat ishin nisur me anije të enjten e kaluar, ndërsa përpjekjet për t’i lokalizuar kishin nisur që të hënën, kur Sea-Watch i kërkoi me avionin e vëzhgimit Seabird.

“Sot, Alarm Phone konfirmoi anijembytjen, e cila ndodhi menjëherë pas nisjes”, njoftoi Sea-Watch, duke theksuar se ngjarja tregon edhe një herë rrezikun ekstrem të rrugëve detare të migrimit.

Mesdheu Qendror vazhdon të mbetet një nga itineraret më të rrezikshme për emigrantët dhe refugjatët që përpiqen të arrijnë në Evropë, ndërsa organizatat humanitare bëjnë thirrje për më shumë masa shpëtimi dhe përgjegjësi nga autoritetet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë