Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, biznesmeni i njohur Redi Panariti është përplasur me Anaid Kalotin, ish fitues i BigBrother, konsulent Imazhi.

Debati mes tyre ka nisur teksa flitej për penalizimet që po provojnë lokalet dhe baret me mbylljen nga ana e qeverisë pas orës 22:00, nisur nga masat e reja kundër përhapjes së infeksionit SarsCovid2.

Panariti është shprehur se kjo situatë po e penalizon dhe po dëmtohen me kufizimin e orareve. Nga ana tjetër, Kaloti ka kundërshtuar duke shtuar se në këtë fazë më i rëndësishëm ëshët shëndeti i njerëzve se sa jeta në baret e natës.

Redi Panariti: Kur flasim për oraret, është penalizuar jeta e natës

Anaid Kaloti: E kuptoj shumë qartrë, por penalizohen nga 17 viktima në ditë tek infektivi. Nuk na intereson kaq shumë se është penalizuar jeta e natës. Ti flet si biznesmen në këtë rast, kurse unë flas si qytetar. Më intereson më shumë të rrijë lokali jot mbyll pas orës 22:00 se sa të vdesin njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *