Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, e cilësoi si “sulmin më serioz ndaj infrastrukturës së vendit” ngjarjen e ndodhur të hënën, ku për shkak të futjes së disa dronëve në hapësirën ajrore, aeroporti i Kopenhagenit u mbyll.
Shërbimet daneze të inteligjencës paralajmëruan sot se vendi po përballet me një “kërcënim të rëndësishëm sabotazhi”.
Lexo edhe :
Related Posts
“Mbase nuk do të kemi një sulm të drejtpërdrejtë, por na ushtrohet presion për të parë si reagojmë”, u shpreh në një konferencë për shtyp drejtori i operacioneve të PET-it, Flemming Dreyer.
Policia po heton disa skenarë mbi origjinën e dronëve, përfshirë mundësinë që ato të jenë lëshuar nga anijet, tha shefi i policisë Jens Jespersen.
Megjithatë, drejtori i policisë, Jens Jespersen, tha se nuk ka informacion për të konfirmuar nëse pas incidentit qëndron Rusia, siç sugjeroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në X.
Ministria e Jashtme daneze nuk ka dhënë ende një koment mbi ngjarjen./vizionplus.tv






