E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbyllet aeroporti i Budapestit për shkak të motit, të tjerë me probleme në Europë

Aeroporti i Budapestit u mbyll përkohësisht për shkak të akullit dhe shtresës së madhe të akullit në pistat e fluturimit, njoftoi sot aeroporti në faqen e tij në Facebook.

Edhe aeroporte të tjera, si ato të Pragës, Vjenës dhe Bratislavës, u prekën nga kushtet e vështira atmosferike.

Reklamë

Aeroporti i Vjenës bëri me dije se planifikonte të rifillonte aktivitetin nga ora 11:00 lokale. Sipas një zëdhënësi të aeroportit për Reuters, nisjet e fluturimeve do të rifillonin nga ora 11:00, ndërsa mbërritjet nga ora 12:00 lokale.

Sipas raportimeve, më herët gjatë ditës një shtresë e trashë akulli kishte mbuluar pistat e aterimit në Vjenë dhe vazhdoi të formohej edhe pas përpjekjeve për pastrimin e tyre, duke detyruar aeroportin të devijonte disa fluturime drejt aeroporteve të tjera.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë