Gjysmëfinalja e dytë e Champions League do të jetë real Madrid-Bayern. Ky është rezultati përfundimtar që prodhuan ndeshjet çerekfinale të këtij kompeticioni, të cilat u trasmetuan në Tring.

Rekordmenët e Europës, Real Madrid shkurorëzuan para kohe Mançester Cityn që mbante fronin kontinental.

Skuadra e Ancelotit  kaloi përmes penalltive në duelin e kthimit në Angli, i cili në kohë të rregullt dhe shtesa ishte mbyllur 1 me 1, barazim të cilin e kishte prodhuar edhe takimi i parë në “Bernabeu”.

Reali ia doli në Angli duke shkuar përtej filozofisë së lojës së vet.

Vuajti, sakrifikoi shumë, u dominua nga kundërshtari, pati edhe fatin me vete, por në fund siguroi kualifikimin dhe kjo arritje në fund fare sfumon çdo shqetësim që pati skuadra los blankos.

Finalja e parakohshme nuk ishte aq spektakolare sa në Spanjë, mirëpo emocionet nuk munguan.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të brazilianit Rodrigo, në një aksion me protagonist edhe dyshen tjetër të sulmit Belingan dhe Vinisuyes Xhunior.

Gol që shkund dhe tërbon Mançester Cityn që reagoi menjëherë me disa mundësi shënimi.

Haland tronditi traversën, pastaj Bernando Silva gaboi në mënyrë të pafalshme, ndërsa De Brojne dhe Grilish gjithashtu nuk ekuilibruan dot shifrat. Në pjesën e dytë historia e ndeshjes nuk ndryshon.

City sulmon me 10 lojtarë, qëndron thuajse gjithë kohën në 40 metrat e fundit, por Lunin ndërhyn saktë në disa tentativa, të paktën deri në  76 kur de Brojnë përfiton nga gabimi i Rudiger dhe e dërgon topin në rrjetë.

Belgu madje shkon shumë afër përmbysjes por në dy raste e dërgon topin mbi traversë. Pavarësisht dominimit të dukshëm të anglezëve ndeshja shkoi në shtese aty, ku Reali krijoi një rast të mirë më Rudiger, ndërsa vendasit ushtrojnë presion gjithë kohën por nuk gjejnë hapësirat e duhura në portën mike të mbrojtur nga Lunin, i cili kthehet ë protagonist të madh tek penalltitë.

Megjithëse Alvarez shënon i pari, dhe Modric gabon për Realin, portieri ukrainas i Realit bën diferencën dhe prêt dy penallti të Berranrdo Sulves dhe Kovacic, duke i dhënë mundësi Belighamit, Vaskezit dhe Nacos që të shkojnë tek penalltia e fundit e Rudigerit, aty ku mbrojtësi gjerman nuk gabon dhe e dërgon Realin në finale, duke u hakmarrë edhe për eliminim nga sezoni i kaluar.

Përballe tyre tashmë në një klasike të Europës do të jetë Bayerni i Munihut, të cilit i mjaftoi një fitore minimale 1 me 0 në shtëpi kundër Arsenalit për të kaluar më tej duke qenë se ndeshja e parë në Londër ishte mbyllur 2 me 2. Skuadra shumë të kujdesshme dhe të disiplinuara taktikisht në Alias dhe pak hapësire për të realizuar. Në pjesën e parë rastin më të mirë e pati Martineli për londinezët, ndërsa në të dytën bavarezët ishin më kërcënues dhe ia dolën të zhbllokojnë shifrat me Kimish në minutën e 63.

Topçinjte të lodhur dhe pa ide u dorëzuan para kohe dhe nuk e kërcënuan seriozisht portën e Nojer deri në fund duke dalë jashtë këtij kompeticioni. Në 30 prill luhet gjysmëfinalja e parë Bayern-Real Madrid, ndërsa në 1 maj sfida e parë në çiftin tjetër PSG-Dortmund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *