Subscribe

Autoriteti për informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit ka nisur të mbledhë dokumentet, dosjet dhe gjithë materialin arkivor të krijuar nga ish- sigurimi i shtetit në periudhën 29 nëntor 1944 – 2 korrik 1991.

 

E gjithë kjo për një qëllim: informimin e atyre që duan disa të vërteta më shumë për të shkuarën komuniste.

 

Deri më tani autoriteti ka hapur e publikuar pjesërisht dosjen e Musine Kokalarit, por kjo është vetëm e para kërkesë e plotësuar nga ky autoritet, që në seminarin e parë shtron sfida që nisin qe nga mbledhja e arkivave e deri tek dixhitalizimi i tyre.

 

Sfida duket e vështir kur dihet se dokumentet janë arkivuar prej dekadash ne kushte të papërshtatshme.

 

Zv/kryetari i prezencës së OSBE në Tiranë, e konsideroi mos hapjen e dosjeve si një të keqe që i bëhet të ardhmes në Shqipëri.

 

Por, si OSBE, edhe UNDP ka siguruar që e shkuara që nuk rrëfehet në Shqipëri sepse nuk ka fonde, do të zbulohet me ndihmën e tyre, mjaft që vullneti i shqiptarëve të mos mungojë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *