Grupi për PD shpreh shqetësimin e tij në lidhje me vendimet e mbledhjes së fundit të Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur pak ditë më parë.

 

Përmes një njoftimi, Grupimi i PD-së thotë se kryesia ka thirrur Kuvendin Kombëtar për të bërë analizën e zgjedhjeve të 25 prillit në një kohë që sërish kryesia ka vendosur se kjo analizë duhet të përfundojë më 30 shtator.

 

Sipas anëtarëve, Lulzim Basha, kryetari i rikonfirmuar, kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja tek kryetarët e degëve dhe tek anëtarët e thjeshtë të partisë.

 

“Analiza për “realizimin e objektivave të vendosur për zgjedhjet e 25 prillit 2021” është në kundërshtim të hapur me deklaratat për masakër zgjedhore. Zoti Basha duhet të ndajë mendjen, ose zgjedhjet janë vjedhur ose nuk janë arritur objektivat nga strukturat e Partisë Demokratike dhe deputetet e listës. Në të kundërt ai duhet të pranojë siç është e udhës përgjegjësitë e tij për këtë humbje. Mbledhja e Kuvendit Kombëtar pa mbyllur analizën tregon se qëllimi i vërtetë nuk janë zgjedhjet. Pika 3 e të njëjtit vendim flet për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ky vendim është antistatutor dhe i paligjshëm për faktin se bie ndesh me nenin 50 të Statutit të Partisë Demokratike “Mbi kompetencat e Këshillit Kombëtar” ku theksohet se mandati i Këshillit dhe Organeve Drejtuese të tij është 4 (katër) vjeçar. Mungesa e transparencës në vendimarrje dhe vendimet e pabazuara në statut vazhdojnë të jenë problem kryesor i lidershipit të Partisë Demokratike që menjëherë pas përfundimit të ngjarjes së 13 qershorit 2021 dhe rikonfirmimit të Kryetarit të Partisë pa garë dhe duke hequr nga listat mijëra demokratë, kërkon të bëjë fushatën e fundit të spastrimeve në Parti. Ndërprerja e mandatit të Këshillit Kombëtar është i paligjshëm dhe duhet hequr nga rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *