E enjte, 22 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ PD e PS sherr për USB-në: Asnjë dokumentacion i sjellë nga SPAK, të mos dalë jashtë sallës!

Këshilli i Mandateve po diskuton mundësinë e shtyrjes së mbledhjes, mes debateve nga mazhoranca dhe opozita lidhur me administrimin e materialeve të dorëzuara nga SPAK.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se opozita kërkon që USB-ja me provat të merret nga deputetët dhe të shqyrtohet pas përfundimit të mbledhjes, ndërsa Partia Socialiste këmbëngul që asnjë dokumentacion i sjellë nga SPAK të mos dalë jashtë sallës së mbledhjes.

Reklamë

Prokurorët kanë deklaruar se materiali i përfshirë në USB mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe janë shprehur dakord që deputetët ta shohin atë gjatë mbledhjes, por jo ta marrin me vete.

Nga ana tjetër, Taulant Balla u ka kërkuar deputetëve demokratë që provat në USB të shqyrtohen vetëm gjatë mbledhjes dhe të mos nxirren jashtë saj.

Ndërkohë avokati i Belinda Ballukut ka kërkuar shtyrjen, me argumentin se i nevojitet më shumë kohë për t’u njohur me materialin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë