Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Ferdinand Xhaferraj u shpreh se ka ardhur koha që PD të drejtohet vetëm nga një kryetar, pasi, siç shprehet ai, brenda selisë blu të gjithë kishin dyshime se kush e udhëhiqte e partisë.

 

Ai vuri theksin gjithashtu te vizita e zyrtarit të lartë amerikan, Escobar me Bashën dhe te mesazhi që ai përcolli para mediave.

 

“Ka zera qe thone se kryetari nuk bind. Po, e vertetë, sepse mes nesh ka qene dyshimi, a kemi nje kryetar apo kemi dy. Tani eshte koha qe kryetari te drejtoje pa dualitet dhe ne duhet ta ndjekim. Per rezoluten propozoj te perfshihet vizita e Eskobarit, pasi mesazhi qe ai dha ishte nisja e vizites nga PD. Ne lidhje me 18, dua te them qe gjate kesaj kohe e kane mbajtur kryetaret e degeve. Deri ne 18, peshen duhet ta mbajme te gjithe per nje Kuvend model.”

 

Nga ana tjetër, anëtari Albert Avdyli, thotë se të gjithë janë të shqetësuar për situatën e krijuar brenda PD-së.

 

“Kemi te gjithë te njëjtin shqetësim dhe dhimbjen për situatën e krijuar. Është vërtetë qe kryetarët e degëve kane mbajtur peshën. Por dua te ndalem tek data 18. Na ka vene përballe një vështirësie. Për shkak te thirrjes për referendum. Deputetet, anëtarë te Këshillit Kombëtar duhet te përqendrohen ne terren. Ne takim (11 dhjetor) dje ka patur demokrate, miqtë tanë. Është një marrëdhënie qe do kujdes.”

 

Flutura Açka: Kur kam ardhur ne PD, mendova qe dija shume, por ne fakt e kam mësuar ne baze, me njerëz te ndershëm. Nuk është thjesht me ke je, me Bashen a me Berishën. E kam votuar Berishën 30 vite, me kënaqësi mjaft qe demokratet janë ne pushtet. Berisha ka një plage, ne duhet ta ndihmojmë te shërohet nga vetvetja. Dje tregoi qe nuk e bën dot, sot na duhet ta bëjmë ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *