E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbi 1 milion iranian në rrugë: Trump, tani prit vdekjen e ushtarëve amerikan

Coffins of Gen. Qassem Soleimani and others who were killed in Iraq by a U.S. drone strike, are carried on a truck surrounded by mourners during a funeral procession, in the city of Mashhad, Iran, Sunday, Jan. 5, 2020. Soleimani's death Friday in Iraq further heightens tensions between Tehran and Washington after months of trading attacks and threats that put the wider Middle East on edge. (Mohammad Hossein Thaghi/Tasnim News Agency via AP)

Në ditën e tretë të zisë për vdekjen e gjeneralit Kasem Suleimani, rrugët e Teheranit janë pushtuar nga qindra mijëra njerëz që brohorasin “Vdekje Amerikës.”

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, Presidenti iranian Hassan Rouhani dhe udhëheqësit e tjerë të lartë në Republikën Islamike kanë drejtuar lutjet mëngjesin e kësaj të hëne duke qarë.

Reklamë

Duke i’u drejtuar turmës që shtrihej aq sa mund të shihte syri, vajza e gjeneralit, Zejneb Suleimani kërcënoi presidentin amerikan me hakmarrje.

“Trump i cmendur, mos mendoni se gjithçka ka përfunduar me martirizimin e babait tim. Familjet e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme do ti kalojnë ditët duke pritur për vdekjen e fëmijëve të tyre,”

Reklamë

Ndërkohë, parlamenti irakian ka miratuar një rezolutë nëpërmjet së cilës i kërkoi qeverisë të largojë 5 mijë e 200 trupat amerikane që ndodhen aty. Por presidenti Donald Trump kërcënoi me sanksione të rënda duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të largohen nga Iraku, nëse nuk shpaguhen për një bazë ajrore të ndërtuar atje.

Shtetet e Bashkuara dhe Iraku, ranë dakord për rikthimin e trupave amerikane në Irak katër vite më parë për të ndihmuar në luftën kundër terroristëve të ISIS. Kjo ndodhi pas tërheqjes së të gjitha forcave amerikane që kishin ndërhyrë në vitin 2003 për rrëzimin e diktatorit irakian, Saddam Hussein.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë