Program social unik e ka quajtur ministri Arben Ahmetaj procesi e rindërtimit. Në një intervistë të dhënë për “E-Zone” në “Vizion Plus”, Ahmetaj tha se vendet e tjera të zhvilluara japin kredi të buta. Sipas tij, asnjë shtet tjetër nuk jep banesa falas për banorët e prekur nga tërmeti.

 

“E them pa asnjë ndrojtje që është një progam social unik. Shumë vende të zhvilluara nuk e arrijnë dot, edhe në filozofinë e tyre nuk e kanë pranuar që të japin shtëpi falas. Ju japin banorëve të dëmtuar ngha tërmeti, si Italia, ju japin kredi të buta. Imagjinojeni sikur ne të kishim dalë dhe të kishim thënë që ne nuk do të japim shtëpi, do të shkoni të merrni kredi, interesin do tua mbulojmë ne. Do të ishte mjerim. Jam i bindur që është program më social që një qeveri e majtë do të ndërmerrte. Nuk do ta ndërmerrte dot asnjë qeveri.”

 

Një vit pas tërmetit të Nëntorit, ka ende familje që janë në çadra, ndërsa procesi i rindërtimit vijon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *