Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi reagoi në rrjetet sociale, pas vendimit të Parlamentit të enjten për të rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor. Bylykbashi tha se ndryshimet që i janë bërë Kodit shkel marrëveshjen e 5 Qershorit.

 

“Ndryshimet e djeshme të njëanshme në Kodin Zgjedhor nuk shkojnë “përtej” marrëveshjes së 5 Qershorit. Këto ndryshime shkojnë:

– kundër Marrëveshjes së 5 Qershorit 2020 dhe, siç thonë eurodeputetët në shkresën e tyre, “thyejnë marrëveshjen e 5 Qershorit në germë dhe frymë”;

– kundër Kushtetutës dhe parimeve të saj që garantojnë zgjedhje të barabarta dhe të  ndershme;

– poshtë standardeve të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës;

– kundër kërkesës së BE-së që të pritet opinioni i Komisionit të Venecias;

Pra shkojnë kundër interesit të shqiptarëve për integrim në Evropë, si një vend qeveria e të cilit në 2021 nuk bën zgjedhje të lira e të ndershme.”

 

Bylykbashi tha se në zgjedhjet e prillit kjo qeveri duhet larguar sepse nuk do zgjedhje të lira e të ndershme.

 

“Nuk duhet të habiteni pse rriten taksat, pse taksat tuaja vidhen me koncesione korruptive, pse vidhen taksat tuaja nuk ka më para për të blerë tampon për COVID-19, për të dhënë ndihmë ekonomike për bizneset që po vuajnë pasojat e pandemisë apo për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Një qeveri që nuk do zgjedhje të lira e të ndershme e bën sepse nuk do të japë llogari. Ndaj duhet shporrur me 25 prill 2021.”

 

Të enjten 97 deputetë votuan kundër dekretit të presidentit, i cili afro një javë më parë i kërkoi mazhorancës të reflektonte për Kodin Zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *