E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Match Maker Albania” në Tiranë, qindra kompani vendase e të huaja eksplorojnë potencialet e zhvillimit të biznesit

Sipërmarrës vendas dhe të huaj janë mbledhur këtë të enjte në pallatin e Kongreseve, në eventin kryesor për bizneset të quajtur “Match Maker Albania”, të organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.

Kjo ngjarje shihet si një mundësi e madhe për të prezantuar investimet vendase dhe të huaja në Shqipëri, për të shfaqur potencialin e vendit tonë dhe për të krijuar bashkëpunime të reja me kompani globale.

Pjesëmarrës në event janë 500 investitorë ndërkombëtarë, 200 investitorë shqiptarë, përfshirë edhe grupin “Concord Investment”, 30 eksportues vendas si edhe përfaqësues të lartë të qeverisë, së bashku me kryeministrin Edi Rama./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë