E shtunë, 10 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Maskat bëjnë kërdinë në Korçë, grabiten para në tre biznese brenda pak orëve

Tre biznese janë grabitur gjatë natës në qytetin e Korçës, në rrugën që të lidh me Dishnicën.

 

Reklamë

Njeri prej bizneseve të vjedhura është fabrike për prodhimin e kartëpicetave.

 

Reklamë

Fabrika e grabitur, “Elisabet”, ndodhet në dalje të qytetit.

 

Grabitesit kane arritur te marrin një sasi te konsiderueshme lekësh nga kasaforta.

 

Kasaforta ndodhej ne nje prej zyrave ne katin e dyte te fabrikes.

 

Fabrika ruhej me roje.

 

Ndërkohë, sipas policisë,  në fshatin Bulgarec në Korçë, në banesën dhe biznesin privat (furrë buke) të një shtetasi persona të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash.

 

Forcat e rendit sqarojnë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.

 

 

Më shumë video

Reklamë