Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 May 2025
Vizion fokus

Gazetari Barkaj ngre alarmin: Shpërndahet lëndë narkotike me postë,...

Me çfarë komunikojnë grupet kriminale pas rënies së “SKY”?...

SHBA: Sulmi ndaj ambasadës izraelite, akt terrorizmi

“URA”/ Gazetari Barkaj zbulon çfarë ndodhte brenda perandorisë së...

Avokati: Grupet e strukturuara kriminale në alert 24 orë,...

U dekonspirua “URA”? Ibraj” Jo, operacioni ishte i suksesshëm

Operacioni “URA”/ Përse urdhërarrestet e lëshuara në shkurt u...

“Ura”, Myftari: Kjo “rrugë” ka funskionuar prej 90-ës, fillimisht...

Çelja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Ritëm i lartë,...

Ushtria izraelite paralajmëron sulme të reja kundër Hezbollahut në...

Mashtrim me call center! SPAK kërkon konfiskimin e 2.3 milionë euro pasuri të dy të dënuarve

27 Prill 10:30

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shtetasve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, të akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme përfshihen pasuri me vlerë rreth 2.3 milionë euro, që përbëhen nga apartamente, garazhe dhe biznese të vendosura në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Sarandë.

Dy të akuzuarit janë dënuar më herët me 21 vite burg për mashtrimin e shtetasve gjermanë, nga të cilëve kanë përfituar 7 milionë euro përmes një skeme mashtruese në Call Center, duke i bindur të investonin në bursa fiktive.

Megjithatë, katër ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi vendimin dhe urdhëroi rihapjen e procesit gjyqësor, i cili do të zhvillohet nga një trupë tjetër gjyqësore.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 25 prill 2025 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, në kuadër të procedimit pasuror nr.13 i vitit 2023.

Shtetasit Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa janë subjekte të hetimit pasuror, pas regjistrimit të procedimit penal nr.300/2021*, me akuzat për kryerjen e veprave penale:

“Mashtrim kompjuterik” e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Mbi bazën e dispozitave të Ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë kryer hetime në kuadër të hetimit pasuror dhe si rezultat janë identifikuar dhe sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.

Në përfundim të hetimit pasuror nr.13/2023, rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale.

Vlera e pasurive të sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi është rreth 1, 937,145 Euro dhe 33,089,854 lekë:

Pasuritë:

  1. “Apartament” i tipit 2+1, me sipërfaqe totale 110 m2, me adresë në Yzberisht Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
  2. Vilë banimi 3-tre katëshe + bodrum, me sipërfaqe perimetrale prej 420 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtesës + veranda prej 342 m2, me adresë në Selitë Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
  3. Njësi, me sipërfaqe 167 m2, me adresë: Rruga e Kavajës Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.
  4.  Garazh, me sipërfaqe totale 19 m2, me adresë në rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka,
  5. Apartament, i llojit Apartament (3+1) me sipërfaqe 146.12 m2, me adresë në Rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.
  6. Apartament, me sipërfaqe 66.96 m2, me adresë rruga “Margarita Tutulani”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.
  7. Apartament, me sipërfaqe totale 96 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.
  8. Garazh, me sipërfaqe totale 16 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
  9. Truall, me sipërfaqe 2750 m2, nga e cila 750 m2 ndërtesë, me adresë Mazrek Tiranë, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi.
  10.  Apartament, me sipërfaqe 57 m2, me vendodhje në lagjen Nr. 13 Durrës, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi dhe L. Leka.
  11. Pasuria: ‘Apartament’, tipi 2+1, me sipërfaqe totale 117.05 m2, në pronësi të L. Leka, me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.
  12.  Garazhe 2 (dy), me sipërfaqe totale 40 m2, në pronësi të L. Leka me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.
  13. Pemëtore 100 m2, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, në Borsh Sarandë.
  14. Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.
  15. Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.
  16. Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë
  17. Subjekti tregtar ‘Wood Land’ Shpk, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, me qendër në Kashar, Mazrek Tiranë.
  18.  Apartament, me sipërfaqe totale 67.73 m2, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa me adresë Kryemëdhenj, Kavajë,
  19. Garazh, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa dhe S. Tila, me sipërfaqe 16.30 m2, me adresë rruga “Ndre Mjeda” Tiranë.
  20. Apartament, me sipërfaqe 79.42 m2, në pronësi të Xhulian Xhafa me NID J20623112M dhe S.Mustafa Tila, me adresë rruga “Ndre Mjeda”, Tiranë.
  21. Apartament” me sipërfaqe totale 93.8 m2, në emë të Xhulian Xhafa dhe S.  Tila, me adresë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.
  22. Vlerat monetare të sekuestruara në llogari bankare janë në shumën 588,225 euro dhe 19,789,854 lekë.

Vlera e pasurive te paluajtshme sipas kontratave për shtetasin, Xhuljan Xhafa është në vlerën 240,000 euro.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
mashtrimi call center SPAK

Nga e njëjta kategori

Gazetari Barkaj ngre alarmin: Shpërndahet lëndë narkotike me postë, ja mosha e përfshirë në veprimtari

më shumë...

Me çfarë komunikojnë grupet kriminale pas rënies së “SKY”? Përgjigjen ekspertët në Quo Vadis

më shumë...

“URA”/ Gazetari Barkaj zbulon çfarë ndodhte brenda perandorisë së ndërtuar nga trafiku i drogës, ja si operonte grupi kriminal në Shqipëri

më shumë...

Avokati: Grupet e strukturuara kriminale në alert 24 orë, ja pse në operacionin”Ura” nuk rrodhi asnjë informacion

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:50

Përfitimet që merrni nëse pini ujë me...

10:39

Gazetari Barkaj ngre alarmin: Shpërndahet lëndë narkotike...

10:32

Me çfarë komunikojnë grupet kriminale pas rënies...

10:20

SHBA: Sulmi ndaj ambasadës izraelite, akt terrorizmi

10:02

“URA”/ Gazetari Barkaj zbulon çfarë ndodhte brenda...

9:47

Avokati: Grupet e strukturuara kriminale në alert...

9:31

U dekonspirua “URA”? Ibraj” Jo, operacioni ishte...

9:27

Operacioni “URA”/ Përse urdhërarrestet e lëshuara në...

9:20

“Ura”, Myftari: Kjo “rrugë” ka funskionuar prej...

8:58

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja...

8:23

Çelja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Ritëm...

8:17

Ushtria izraelite paralajmëron sulme të reja kundër...

8:13

Hapja e grup-kapitullit të tretë, reagon Marta...

7:53

Zgjedhjet 2025/ Politologu: Shumica e demokratëve kërkojnë...

7:47

Dy talente shqiptare në listën e Gjermani...

7:13

Manchester United nxjerr në shitje gjithë skuadrën...

6:56

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3, Ministri Hasani:...

6:55

Sekuestrimi i dy pasurive nga SPAK, reagojnë...

6:31

U kap me 50 doza kokaine, arrestohet...

6:17

A jeni pjesë e listës? Tre shenjat...

Më të klikuarat

  • Refuzoi kafen nga kryeministri, Ilir Vrenozi zbulon çfarë do...
  • Ndërron jetë ish-kreu i Kadastrës Artan Lame
  • VIDEO/ Tërmeti i fortë “shkund” Greqinë, banorët...
  • U ekzekutua me plumb në kokë, shqiptari telefonoi familjen p...
  • Ndarja nga jeta e Artan Lames, Rama: E pabesueshme, ngushëll...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services