Autori i masakrës në Kaliforni ku 12 persona humbën jetën ndërsa dhjetra të tjerë mbetën të plagosur, është identifikuar si Ian David Long 28 vjeç.

 

Ai u gjet i vdekur pas masakrës. Ende nuk dihet nëse ai ka qëlluar veten apo është vrarë nga policia, por nga hetimet paraprake dyshohet se autori I ngjarjes së rëndë ka pasur probleme mendore.

 

Ai isht veshur me të zeza kur hyri në club, dhe dyshohet se hodhi një bombë tymuese para se të hapte zjarr.Policia mbërriti në më pak se tre minuta pas thirrjeve për ndihmë.

 

 

Të shtënat filluan rreth orën lokale 23:20. Deshmitaret  thane se u degjuan afërsisht 30 të shtëna .

 

Sipas sherifit te zones 11 nga të vdekurit ishin në bar, ndërsa i dymbëdhjeti ishte një polic që ndërhyri në vendngjarje.  Katër ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes. Të paktën 200 persona raportohet se kanë qenë brenda në bar gjatë kohës kur ndodhi ngjarja e rëndë.

 

Hetuesit po bashkëpunojnë me agjentët e FBI-së për të zbuluar motivet e masakrës që tronditi këtë të enjte SHBA-të.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *