E hënë, 5 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Masakër në një shkollë në Kanada, 11 të vdekur, mes tyre edhe autori i dyshuar

Njëmbëdhjetë persona, përfshirë edhe autorin e dyshuar, u gjetën të vdekur pas një sulmi të armatosur që ndodhi në provincën e British Columbia, njoftoi të martën Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP).

Shtatë nga viktimat u gjetën brenda shkollës së mesme në komunitetin Tumbler Ridge. Dy persona të tjerë u zbuluan të pajetë në një banesë, dhe autoritetet dyshojnë se këto vrasje lidhen me sulmin në shkollë. Një tjetër person humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Reklamë

I dyshuari u gjet i vdekur

Personi që dyshohet se hapi zjarr u gjet gjithashtu i vdekur, ndërsa policia beson se ai mund të jetë vetëqëlluar. Autoritetet theksuan se nuk ka indikacione për autorë të tjerë dhe se nuk ekziston më rrezik për banorët e zonës.

Sipas BBC, zyrtarët kanë konfirmuar se e dinë identitetin e autorit, por deri tani nuk kanë bërë publik emrin apo gjininë e tij.

Tumbler Ridge është një qytet i vogël dhe i izoluar me rreth 2.400 banorë.

Ndërkohë, 25 persona të tjerë po i nënshtroheshin kontrolleve mjekësore në qendrën lokale shëndetësore, sipas autoriteteve.

Reagime nga autoritetet

Ministrja e Sigurisë Publike, Nina Krieger, shprehu ngushëllimet e saj përmes platformës X, duke deklaruar: “Mendoj për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë komunitetin e Tumbler Ridge”. Ajo siguroi se do të vihen në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme për hetimin e ngjarjes.

Ndërkohë, kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, anuloi udhëtimin e planifikuar në Gjermani pas sulmit, sipas zyrës së tij dhe raportimeve të Reuters. Ai pritej të merrte pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku në agjendë ishin çështje si inteligjenca artificiale, zinxhirët kritikë të furnizimit, mbështetja për Ukrainën dhe NATO-n.

Në një deklaratë, Carney tha se ndan dhimbjen me kanadezët dhe falënderoi ekipet e emergjencës “që rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur bashkëqytetarët”.

Ai shtoi se qeveria federale “qëndron pranë të gjithë banorëve të komunnitetit ndërsa përballen me këtë tragjedi të tmerrshme”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë