Subscribe

Diplomat për biologji mjedisore, pyje, inxhinieri mekanike dhe marketing do të njihen në Itali.

 

Vizita e kryeministrit Edi Rama solli nënshkrimin e katër marrëveshjeve mes universitetit të Tuscia-s në rajonin e Lazios dhe katër shqiptarëve, i Tiranës, i Bujqësorit dhe Politekniku. Konkretisht studentëve të bachelorit për biologji mjedisore, të masterit për inxhinieri mekanike dhe pyjeve e mjedisit, përveç se do t’u njihen vitet e studimit por do të kenë mundësinë që një vit shkollor ta kryejnë në shtetin fqinj.

 

“Duke nisur nga një problem, i cili ndjehet fort në këtë anë dhe në anën tjetër, sidomos në qendër të Italisë dhe në jug, siç është problemi i ikjes së të rinjve drejt veriut në përgjithësi dhe në përgjithësi, ikja e të rinjve drejt veriut të Europës. Ndërkohë që, ajo që kemi të përbashkët është një sfidë shumë e rëndësishme. Do na duhet të kuptojmë dhe ta orientojmë këtë problem në një mënyrë racionale, me përgjegjshmëri, pa rënë në kurthin e politikave të së shkuarës, të cilat nuk kanë ndryshuar asgjë në situatë.”

 

Si projekt të afërt, ku Edi Rama kërkoi bashkëpunim, ishte në fushën e mjekësisë.

 

“Është një sektor ku fare qartë edhe në Itali ndihet gjithnjë e më shumë nevoja, jo vetëm për të formuar studentë, por edhe për të mbajtur mjekë dhe infermierë në të gjitha ato zona të vendit që janë më pak tërheqëse se sa veriu i Italisë apo se sa veriu i Europës. E njëjta gjë vlen dhe për ne. Në këtë mënyrë, me siguri ne do mund të rrisim sëbashku numrin e mjekëve dhe të infermierëve që duhet të jenë në shërbim të komuniteteve edhe në ato zona të vendit këtu në Itali, por dhe në vendin tonë, pavarësisht nga fuqia që këto zona, këto vende kanë për të tërhequr mjekët dhe infermierët, duke i krahasuar me vende apo zona shumë më tërheqëse si në veriun e Italisë, ashtu dhe në qendrën e Europës, pra në vende të tjera.”

Si për veten dhe për homologët e tij, kryeministri Edi Rama theksoi domosdoshmërinë që këto marrëveshje të mos mbeten thjesht në letër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *