Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së energjisë mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Në një shënim në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar marrëveshjen e arritur si rrugën e duhur, ndërsa të tjerat, shton ai, janë humbje kohe.

 

“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!”, shkruan Rama.

 

Në Bruksel sot, në mes të palëve nga Kosova dhe Serbia, është arritur dakordësia mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë nga 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *