E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Marrëdhëniet shqiptaro-çeke; një libër me fakte të papublikuara më parë

“Tokat çeke dhe shqiptare” dhe “Njëqind vjet Marrëdhënie shqiptaro-çekosllovake” të autorëve Dorian Koçi dhe Adrian Brisku janë dy veprat e promovuar në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, në Akademinë e Shkencave.

 

Reklamë

Një punë disavjeçare finalizohet në botimin  “Tokat çeke dhe shqiptare”, duke sjellë një pjesë të historisë nga shekulli i 15 deri në ditët e sotme, dhe nxjerr në pah të ngjashmëritë dhe marrëdhëniet kulturore e diplomatike përmes shekujve.

 

DORIAN KOÇI – AUTOR

 

“Titulli i librit reflekton fillimet e marrëdhënieve qoftë dhe nga ana semantike: Tokat e cekeve- Dheu i arbrit dhe trajton dy trajektore historike ku dy vendet kanë qënë pjesë e valëve të ndryshimeve historike kulturore që kanë ndërthyer vendet.”

 

Të dhëna dhe detaje të papublikuara më parë vijnë në këtë vepër.

 

DORIAN KOÇI – AUTOR

“Një gjë e rëndësishme është kontaktet e para me epokën e Skënderbeut ku një pjesë e trupave boheme ishin nën udhëheqjen e tij, po kështu një pjesë e rëndësishme është publikimi nga albanologu cek i cili thirrjen “O moj Shqypni të Pashko Vasës e ktheu nga gjuha gjermane në gjuhen çeke.”

 

Libri së shpejti do të shohë dritën e botimit edhe në gjuhën çeke.

Më shumë video

Reklamë