Numri i viktimave dhe i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut vijon të rritet.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit kanë humbur betejën me COVID-19 edhe pesë pacientë të tjerë.

Një ditë më parë u regjistruan katër viktima. Ndërsa pozitivë janë konfirmuar edhe 35 persona të tjerë, kurse 19 pacientë janë shtuar tek lista e të shëruarve.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 131, ndërsa i të infektuarve në 2.164.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *