E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Manovra të rrezikshme në plazh, bllokohet mjeti në Velipojë

Një automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve në plazhin e Velipojës, është bllokuar menjëherë.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ndërhyri me shpejtësi për ndalimin e mjetit dhe vendosjen e masave administrative ndaj drejtuesit.

“Nuk do të tolerohet asnjë rast që cenon sigurinë dhe qetësinë e pushuesve. Strukturat janë të angazhuara për të garantuar rend dhe siguri gjatë gjithë sezonit turistik”, thuhet në njoftimin e policisë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë