Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është marrë në pyetje nga prokuroria lidhur me çështjen e abuzimeve me tenderat e Ministrisë së Drejtësisë në burgje.

 

Mësohet se Manjani është thirrur në prokurori ditën e martë dhe ka qëndruar përballë prokurorëve të çështjes për më shumë se dy orë.

 

Sipas informacioneve pranë organit të akuzës, Manjani është shprehur se nuk ka dijeni në lidhje me abuzimet që kanë ndodhur.

 

 

Por krahas Manjanit pritet që organi i akuzës të marrë në pyetje dhe një sërë zyrtarësh të tjerë, ku mes të cilëve është dhe ish-ministri tjetër I Drejtësisë, Petrit Vasili.

 

Në lidhje me këtë çështje, gjykata ka dhënë deri më tani një sërë vendimesh ndaj 12 zyrtarëve që kanë pasur lidhje me këtë çështje.

 

Zyrtarët e akuzuar

Juliana Hoxha-arrest shtepie

Arlind Alika-arrest shtepie

Airel Lamçe-arrest shtepie

Lusien Ali-ne kerkim

Marsuela Aliaj-detyrim paraqitje

Doralda Muka-detyrim paraqitje

Arlin Arapi-detyrim paraqitje

Orgesa Goga-detyrim paraqitje

Eris Sheshi-detyrim paraqitje

Ethem Vigani-detyrim paraqitje

Ornela Bleda-detyrim paraqitje

Ilir Çuni-detyrim paraqitje

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *