Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët:...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e...

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Zjarr në një banesë në Levan

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus,...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

Manastirliu inspekton Shërbimin e Imazherisë dhe Mjekësisë Nukleare në QSUT: Egzaminime me aparatura të teknologjisë së lartë

27 Maj 12:03

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, së bashku me shefat e shërbimit të Spitalit Qendor në QSUT, kanë inspektuar Shërbimin e Imazherisë, Mjekësisë Nukleare, Fizoterapisë dhe Farmacisë në spitalin e ri.

 

Manastirliu ka vënë theksin tek dy shërbimet e rëndësishme, ai i imazherisë dhe mjekësisë nukleare, të cilët, falë pajisjes me aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë po ofrojnë shërbim më cilësor dhe më të sigurtë për pacientët dhe stafin mjekësor.

“Projektimi i Spitalit Qendror është bërë me largpamësi, tashmë ka vendosur baza shumë të mira për të rritur kapacitetet sa i përket diagnostikës imazherike dhe asaj intervencionuese. Ne sot kemi një shërbim imazherie dhe mjekësisë nukleare, që i përgjigjet të gjithë nevojave bazë që kanë shërbimet specialistike. Gama e aparaturave që ne kemi në QSUT nga ekzaminimet bazë tek ato më të thelluarat si skaner, angioskaneri, tek rezonanca magnetike, por edhe tek spek-CT apo spek, të cilat janë aparatura që punojnë me lëndë radioaktive, ne na siguron që këto protokolle të jenë të kompletuara dhe ne të garantojmë një siguri të lartë për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve që vuajnë nga sëmundje malinje apo dhe nga sëmundje të tjera”,- theksoi Manastirliu.

Duke u ndalur tek shërbimi i fizioterapisë, Ministrja Manastirliu theksoi se kjo qendër do të shërbejë si reference për zhvillimin dhe ngritje e shërbimeve të reja të rehabilitimi dhe riaftësimit në kujdesin parësor apo spitalet rajonale.

“Qendra e riaftësimit dhe rehabilitimit me profesionistë te dedikuar i shërben jo vetëm strukturës tonë universitare por edhe studenteve dhe specializantëve. Bazuar në Strategjinë Kombëtare të Ministrisë së Shëndetësisë kemi në fokus zgjerimin dhe ngritje e shërbimeve të reja të rehabilitimi dhe riaftësimit në kujdesin parësor dhe spitalet rajonale duke përfshirë figurën e fizioterapistit dhe logopedit në gjithë vendin. 10 mijë qytetarë të shërbyer në vetëm një qendër është një volum pune i madh që ju kryeni”,- tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu nënvizoi se me farmacinë në Spitalin Qendror janë krijuar kushtet sa i përket mjekësisë nukleare, për lëndët radioaktive të cilat ruhen sipas standarteve të sigurisë.
“Kemi këtu një strukturë të farmacisë që komunikon me depon qëndrore, një strukturë që tashmë i shërben Spitalit Qendror dhe ruan në mënyrë specifike të gjithë terapitë dhe barnat të cilat përdoren nga spitali. Janë krijuar kushtet që përsa i përket mjekësisë nukleare, radionuklidet, sikurse janë lëndët radioaktive, të jodit, tekneciumit, të cilat vijnë për trajtimin e pacientëve  të munden të ruhen në kushte shumë të mira, nga ana tjetër të ruhet dhe gjithë siguria përsa i përket stafit dhe pacientëve”,- nënvizoi Manastirliu.

Drejtuesit e Shërbimeve Universitare Dr. Durim Çela, Shef i Shërbimit të Mjekësisë Nukleare dhe Imazherisë, Prof. Artan Goda, Shef Shërbimi i Kardiologjisë, Prof. Agron Ylli, Shef i Shërbimit të Endokrinologjisë kanë vlerësuar vendosjen e ketyre shërbimeve në Spitalin Qendror, i cili do të sigurojë shërbim më të mirë për pacientët.

Në Spitalin Qendror ku është transferuar shërbimi i mjekësisë nukleare dhe imazherisë po ofrohet shërbim me aparatura të teknologjisë së lartë si: Angioscaneri coronar i cili realizon ndërhyrjet për pacientet me sëmundje kardiake, ekzaminime me kontrast për pacientët  dhe angio-ct. Njesia e mjekësise nukleare, si pjesë shumë e rëndësishme për trajtimin me jod radioaktiv apo ekzaminimet e shintigrafive me teknecium si shintigrafi e gl.tiroide, paratiroide, shintigrafi renale, shintigrafi e kockave ofron siguri maksimale për pacientët dhe stafin mjekësor. Në këtë shërbim ka ekografie të sofistikuar me disa sonda për marrjen e tipeve të ndryshme të biopsive si biopsitë e gl. tiroide heparit, renale, masat abdominale etj.  Shërbimi citologjisë ofron gl tiroide dhe biopsite tru-cut te gjirit. Shërbimi imazherisë është pajisur me ekografi për kryerjen e ekoddopler dhe aparaturën e DEXA-as për matjen e desimetrisë kockore. Në  Shërbimin e Imazherisë dhe Mjekësisë Nukleare realizohen 200,000 ekzaminime në vit.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
imazheri Manastirliu mjekesia nukleare QSUT

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus: Vatrat mbeten problematike, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen!

më shumë...

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus, një natë me Policinë Rrugore në zonat problematike

më shumë...

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e moshuar gjendet e pajetë në banesë, jetonte e vetmuar

më shumë...

Situatë alarmante nga zjarret në Lezhë, flakët rrethojnë varrezat (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:45

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

10:39

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se...

10:35

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren:...

10:24

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

10:24

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti...

9:56

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

9:46

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në...

9:33

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për...

9:04

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus:...

8:56

Rama fton të rinjtë për tu bërë...

8:34

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

8:16

Zjarr në një banesë në Levan

8:07

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e...

8:06

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Fluks në spitale e qendra shëndetësore, Brataj: Dominojnë tr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.