Subscribe

Reshjet e shiut të rëna orët e fundit kanë rikthyer përmbytjet ne fushën e Maliqit. Me shumë se 400 ha tokë janë nën pushtetin e ujit, 200 prej te cilave të mbjella me kulturat bujqësore të stinës.

 

Sipërfaqet më të mëdha të tokave të përmbytura janë në fshatrat Koritë, Podgorie, Vreshtas, Sheqeras dhe Sovjan. Për fermerët kulturat bujqësore janë te dëmtuara krejtësisht, ndërkohë që për shkak të mos kullimit të sipërfaqeve të përmbytura do jetë e vështirë mbjellja e kulturave të tjera bujqësore. Për ta e vetmja mënyrë e sigurimit të të ardhurave është përmes bujqësisë.

 

Për autoritetet lokale përmbytjet kanë ardhur për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve dhe problemi i mosthithjes si duhet të ujit në grykëderdhjen e lumit të Devollit ne fshatin Goç. Për kryetarin e bashkisë Gëzim Topçiu, e vetmja zgjidhje është thellimi i shtratit të lumit Devoll nga ura e Maliqit deri në fshatin Goc.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *