Vendi
Maliq/ Përfshihet nga flakët shtëpia në Vashtemi, dëme të mëdha materiale

Një banesë në fshatin Vashtemi të Maliqit është përfshirë nga zjarri ditën e sotme.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Reklamë
Një pjesë e shtëpisë është djegur plotësisht, por fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ngjarja.
Zjarri është konstatuar nga banorët e zonës, të cilët njoftuan menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, u arrit të shmanget përhapja e flakëve në ndërtesat përreth.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




