E shtunë, 31 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Malësi e Madhe, plagoset një person për hakmarrje

Babë dhe bir janë arrestuar mëngjesin e së mërkurës në fshatin Vrakë Malësinë e Madhe, pasi akuzohen se  kanë plagosur një person. Të arrestuarit janë Dan Toskaj, 60 vjeç dhe Besmir Toskaj, 34 vjeç . Këta dy persona kanë goditur me sende të forta personin me iniciale Q.S. për motive hakmarrje pasi prej disa vitesh janë në konflikt të ashpër si familje.
Uniformat blu ka bërë të mundur arrestimin e tyre, së bashku edhe me Edmir Toskajn 36 vjeç nipi i 60-vjeçarit si bashkëpunëtor në plagosje.
Burimet pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës bëjnë me dije se i dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë