Vendi
Makina përplaset me kamionin në aksin “Librazhd-Prrenjas”, një i vdekur dhe një i lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”.
Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin Eugen Meka, 31 vjeç, banues në Korcë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30 vjeç.
Reklamë
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje Eugen Meka, dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i kamionit, shtetasi Y. Z., është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




