E enjte, 19 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Makina përplas këmbësorin në rrugën Lezhë-Shkodër, 40-vjeçari përfundon në spital

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Një 40-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi është përplasur nga një makinë në rrugën Lezhë-Shkodër.

Uniformat blu bëjnë me dije se sot rreth orës 13:30 në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., ka përplasur shtetasin M. F., 40 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë