E diel, 29 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ Makina përfundon në greminë në Pukë, plagoset drejtuesi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të henë në segmentin Pukë-Qelëz, ku një automjet ka përfunduar në greminë. Mësohet se një makinë tip “AUDI” ka dalë nga rruga në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël dhe ka rënë 10 metra poshtë në një greminë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, i cili është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë