Një magazinë e përshtatur për tharjen e kanabisit dhe më pas shitjen e tij u zbulua mbrëmjen e së enjtes në fshatin Voskop të Korçës.
195 kg kanabis në proces tharjeje, si edhe një pjesë e kanabisit e futur nëpër arka gati për t’u shitur, janë sekuestruar nga agjentët.
Lexo edhe :
Related Posts
Pronari i objektit Andon Demirshan, 43 vjeç, i cili kishte përshtatur magazinën në vend për të tharë drogën u vu në pranga. Po ashtu, janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, Gentian Guri 43 vjeç, Anesti Burda 43 vjeç dhe Redion Hamitaj, 35 vjeç.
Një person është shpallur në kërkim nga policia, si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa gjatë kontrolleve në banesën e tij janë gjetur të kultivuara 2 bimë narkotike, si dhe sasi të vogla të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.
Ndërkohë, policia ka vënë nën hetim edhe 3 gra për moskallëzim krimi. Të treja ishin nga Cërriku dhe janë gjetur në ambientet e magazinës në momentin që u bastis nga policia.
Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.
Për të mos rënë në gjurmët e policisë, grupi kishte arritur të siguronte edhe energji elektrike me një lidhje të paligjshme, për të bërë të mundur tharjen e kanabisit. /vizionplus.tv







