Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka falenderuar forcat e armatosura që i qëndruan besnik gjatë atij qe e quajti “grusht shteti” të udhëhequr nga lideri i opozitës Juan Guaido dhe SHBA-të.

 

Reagimi vjen pas përleshjeve të së shtunës ku grupe masive protestuesish pro-qeveritarë dhe opozitare u përballën me njëri-tjetrin. Por ndërsa tensioni vazhdon, mijëra njerëz në Venezuelë po përballen me mungesën e ushqimit, ilaçeve dhe energjisë elektrike gjë e cila e ka zhytur vendin në errësirë. Maduro u tha mbështetësve në Karakas se pothuajse 70 përqind e pushtetit ishte rivendosur dhe se së shpejti gjithçka do I kthehet normalitetit.

 

“E djathta, së bashku me perandorinë amerikane, ka goditur sistemin elektrik dhe ne po përpiqemi ta rregullojmë atë së shpejti”-deklaroi Maduro.

 

Ndërkohë udhëheqësi i opozitës 35-vjeçari Juan Guaido ka bërë thirrje për vazhdimin e protestave masive. Venezuela po përballet me një krizë të thellë politike që kur Guaido u vetëshpall presidenti i ri i vendit, dhe kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të cilat i siguronin Maduros një tjetër mandat.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *