E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lungomare në Plazhin e Durrësit/ Rama: Projekt madhor me impakt të lartë ekonomik!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako.

 

U bë më dije se projekti i ri për qytetin bregdetar të Durrësit është tre kilometër shëtitore, me gjelbërim të shtuar, parqe dhe hapësira sportive. Rama theksoi se projekti i Lungomares së Durrësit do të jetë me impakt të lartë ekonomik.

 

Reklamë

Punimet pritet të fillojnë në vjeshtë, ndërsa Rama nuk kurseu as batutat ku tha se tashmë durrsakët nuk mund të thonë më se kanë mbetur pas Vlorës.

 

“Do e bëjmë siç e bëmë në Vlorë, do të bëhet spektakolare e gjitha, edhe me zgjerimin e brezit të rërës edhe me jetën e natës që do zhvillohet , mos të thonë Durrsakët që mbetëm pas Vlorës. Potenciali është i madh, është vlerë e shtuar. Projekti duhet të mbarojë dhe të përgatitet që puna të fillojë në vjeshtë, pas mbarimit të sezonit veror”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë