Zëdhënësja e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të PD, Floriana Garo ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha si bashkëpunëtor të kryeministrit Rama, që vazhdojnë “të vjedhin bashkë duke vrarë shpresën e shqiptarëve për ndryshim.”

 

Reagimi:

Lulit i ka dalë boja!

Për të justifikuar kartonat jeshilë pro katastrofës  së reformës në drejtësi, Basha u rrek sot të gjente një alibi për faktin se: u ul me dëshirë në prehrin e Rilindjes, por beteja “sa për sy e faqe” me Edi Ramën, sapo ka filluar!

Lulzim Brava kërkon të shesë opozitarizmim fallco dhe betejat e njëpasnjëshme të braktisura dhe të shitura haptas me sloganin e hershëm të pengmarrësit të tij, Edi Ramës: “Fajin e ka Saliu”!

Lulzim Brava nuk mund t’u shpjegojë qytetarëve se ç’kuptim ka të tregosh me fakte vjedhjen, kur ti voton ne komisione të parlamentit marrjen e borxhit të ri prej 720 milionësh euro për tu vjedhur dhe shpërdoruar nga narkoqeveria, apo e amniston me votë sistemin e drejtësie të kapur e kontrolluar nga banda e Rilindjes. Ndërkohë, në aktin final të votimit, ti bëhesh njësh me ta!

Ky është thjesht një teatër ku binomi Rama – Basha vazhdojnë të vjedhin bashkë duke vrarë shpresën e shqiptarëve për ndryshim.

Vota për Shtëpinë e Lirisë, në dt 6 Mars shënon fundin e një opozite të marrë peng. Shënon rizgjimin e shpresës dhe fillimin e ndryshimit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *