Subscribe

Importi i makinave të përdorura në vitin që lamë pas pësoi një rritje të konsiderueshme. Referuar të dhënave nga administrata doganore, kjo shifër në vitin 2021 arriti në 10 mijë automjete më shumë se viti 2020.

 

Për bizneset e fushës një nga faktorët e këtij trendi është fakti që pandemia dekurajoi lëvizjen me mjete të transportit publik. Por jo vetëm, kriza diktoi gjetjen e tregjeve të reja me kosto edhe më të ulët.

 

Por e kundërta ka ndodhur me automjetet e reja. Ky treg ishte në stanjacion krahasuar me vitin 2020. Shifrat e doganës tregojnë për një import prej 2500 automjetesh. Por, pse ky treg nuk po rigjallërohet?

 

“Ka vite që tregu i automjeteve të reja është në stanjacion. Kjo vjen edhe për faktin se ndoshta jemi i vetmi vend që nuk kemi politika nxitëse për këtë industri, përkundrazi me ligjet në fuqi stimulohet importi i makinave të përdoruara. Me këtë treg ne nuk krahasohemi as me Kosovën.”

 

Si çdo sektor tjetër i ekonomisë, edhe tregu i prodhimit dhe shitjes së makinave po përballet me rritje të kostos. Oferta nuk po i përgjigjet kërkesës së lartë, ndaj dhe pritshmëritë për këtë vit janë një shtrenjtim i çmimeve.

 

“Pritshmëritë për këtë vit janë që ka rënë oferta nga fabrikat prodhuese të makinave, pra kërkesa e lartë po has në një ofertë të ulët. Kostot e lëndës ë parë janë rritur, po ashtu edhe transporti. Nëse një vit më parë porosia nga fabrika vononte deri në 4 muaj, tashmë vonesat arrijnë deri në 8 muaj dhe nuk garantohet e plotë porosia. E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me rritje cmimesh.

 

Blerja e një makine të re mbetet më me leverdi ekonomike sesa e një automjeti të përdoruar, por gjendja ekonomike e familjeve, si dhe mungesa e stimulimit të kësaj industrie me politika mbështetëse ka bërë që në tregun tonë të dominojnë makina të vjetra mesatarisht 15-vjeçare./ Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *