Kampionia e Europës Luiza Gega u prit me nje ceremoni në Rinas pas kthimit nga Mynihu ku korri edhe suksesin në Europianin e Atletikes.

 

Gega u prit nga Ministret Evis Kushi dhe Bora Muzhaqi.

 

Atletja rrëfoi në fjalën e saj para të pranishmeve se rruga deri në këtë sukses ka qënë e mbushur me shumë sakrifica, por mundimi ia ka vlejtur.

 

 “I tregova botës se dhe ne mund t’ia dalim. Tani mezi pres të takoj familjen. Familja është e para. Mamin dua të takoj. Ata janë më krenar se kurrë. Sakrifikoj shumë për këtë që bëj, por nuk do të zgjidhja asgjë tjetër. Kam zgjedhur vendin tim pavarësisht kushteve të vështira, kam dashur të heq dorë. Dua të falenderoj gjithashtu edhe trajnerin tim Taulant Stermasi i cili ka parë tek unë, ate që unë nuk e shihja tek vetja”, tha Luiza Gega.

 

Ajo shtoi se vitet e fundit ka pasur zhvillime pozitive në drejtim të mbështetjes financiare për sportistët duke nisur nga ligji për shperblimet e sportisteve elitare e deri tek suporti që i ka dhënë Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia Tiranë.

 

Ministrja Kushi tha se ceremonia zyrtare në nderim të suksesit të madh të Luiza Geges do të mbahet ditën e martë në bulevardin para kryeministrisë.

 

Luiza Gega u shpall fituese në garën e 3 mijë metrave me pengesa duke korrur rezultatin më të lartë në historine e atletikes tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *