Subscribe

Banka e Shqipërisë ka përforcuar qëndrimin se luhatjet e vërejtura ne kursin e këmbimit kane ardhur si pasoje e investimeve te huaja direkte dhe rritjes se besimit te monedha vendase. Ndonëse ekspertet kane hedhur dyshime se zhvlerësimi i euros ka ardhur nga burime informale, Guvernatori Sejko tha se ky fenomen është pasoje kryesisht e investimeve te huaja.

 

“Analizat tona tregojnë se tendenca mbiçmuese e kursit të këmbimit pasqyron përmirësimin e faktorëve fondamentalë, të tillë si ngushtimi i deficitit tregtar dhe i atij të llogarisë korrente, nivelet e larta të prurjeve valutore në formën e investimeve të huaja direkte, si dhe rritja e besimit ndaj monedhës kombëtare në tregun e brendshëm financiar. Për sa kohë ky mbiçmim përfaqëson efektin e faktorëve të qëndrueshëm ekonomikë e financiarë, ai nuk sjell pasoja të dëmshme për ekonominë shqiptare. Megjithatë, efektet e tij shfaqen në formën e presioneve të reduktuara inflacioniste në tregun e brendshëm shqiptar. Forcimi i lekut vlerësohet të ketë reduktuar inflacionin e vitit 2017 me 0.2-0.3 pikë përqindje”

 

Duke raportuar ne Kuvend lidhur me aktivitetin e Bankës së Shqipërisë per vitin qe lame pas, Sejko u ndal edhe tek pengesat qe has politika monetare. Si faktor kryesor është niveli i larte i euroizimit ne sistemin bankar, fakt ky i cili e ben te paefektshëm lehtësimin e kostove ne leke.

 

 “Pengesa e parë është niveli relativisht i lartë i përdorimit të monedhës euro në tregjet financiare dhe në ekonominë shqiptare. Pengesa e dytë është gatishmëria ende e ulët e bankave për të zgjeruar kreditimin. Pengesa e tretë është shkalla e zhvillimit të tregjeve financiare dhe diapazoni i ngushtë i instrumenteve financiare”

 

Para deputetëve të mazhorancës, Sejko tha se 2017-ta ka qenë një vit progresi për ekonominë dhe për sistemin financiar shqiptar. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT-it: ekonomia shqiptare u rrit me 3.8% në terma vjetorë dhe krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor; norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan; ndërsa, inflacioni erdhi në rritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *