E shtunë, 10 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

LSI: Qeveria Rama ka shkatërruar bujqësinë dhe ka rrënuar fermerin vendas

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari akuzon qeverinë se ka shkatërruar bujqësinë dhe ka rrënuar fermerin vendas.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shkruan se kjo qeveri ka si model vetëm favorizimin e oligarkisë dhe hajdutërinë, duke shtuar se fermerët kanë nevojë për mbështetje.

Reklamë

“Rilindja shkaterroi bujqesine dhe fermerin vendas. Fermeret ne fushen e Korçes vazhdojne dhe presin rrenjet e molles sepse nuk perballojne dot as koston e prodhimit. Qeveria Rama ka shkaterruar bujqesine dhe ka rrenuar fermerin vendas. Kjo qeveri nuk degjon hallet e qytareve dhe te plotesoj nevojat e tyre por ka si model vetem favorizimin e oligarkise dhe hajduterine. Fermet kane nevoje per mbeshtetje.”

Sipas Braimllarit, LSI është e angazhuar për një plan të qartë në shërbim të fermerëve.

“Subvencion i drejtperdrejt per çdo fermer, çdo koke bageti, çdo koshere blete, çdo ferme e ndertuar dhe çdo dynym toke e punuar. Heqjen e akcizes se naftes per fermeret. Heqjen e çdo barriere per subvencionin dhe perkrahjen e fermereve qe deri tani kane rezultuar barriera korruptive ne sherbim te Edi Rames. #Shqiperia shtepia juaj.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë