E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

LSI: Do qeverisim me përulësi

Zëvendëskryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka forcuar nga Mollasi i Elbasanit, bindjen se partia që përfaqëson, është forca politike e cila ka në filozofinë e saj përkushtimin ndaj qytetarëve dhe nuk e ndërton politikën mbi mashtrimin.

 

 

“Të rinjtë dhe të rejat, prindërit e tyre, familjarët e tyre, me datën 25 qershor do të   votojnë   numrin 1, do të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nuk ndërtohet  një vend si Shqipëria duke u bazuar tek mashtrimi. Nuk është mashtrimi zgjidhja   për t’ju marrë votën shqiptarëve. Për t’ju marrë votën shqiptarëve është përulësia, respekti, mirënjohja që politika duhet të ketë ndaj qytetarëve të saj.”

Reklamë

 

Kryemadhi tha se në programin e LSI-së do të garantohen vende të reja pune të mirëpaguara, duke e afruar edhe më shumë Shqipërinë me Bashkimit Evropian.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë