“Nga e para” ka dhuruar të tjera emocione këtë të martë në Vizion Plus.

Ekipi I këtij formati I ndërtuar për ti kthyer buzeqeshjen familjeve në nevojë, këtë herë ka bërë të lumtur familjen Haxhiu.

Vasilika, kryefamiljare e cila punon si sanitare jetonte në një banese në kushte aspak normale me tre fëmijet e saj, Kasandren, Kanelen dhe Kristjanin.

Qe prej ndarjes nga jeta te se shoqit, per Vasiliken nuk ka pasur nje dite te bardhe. Perpos veshtiresive te medha ekonomike ne rritjen e femijeve, do te duhej te perballonte edhe problemet shendetesore te te birit, i cili ka shfaqur probleme me frymemarrjen.

Fale ndihmes se komunitetit familja ka sot nje banese te tyren, por problemet me lageshtiren e kane bere thuajse te pamundur jetesen brenda saj.

Por cdo gjë ka marrë një rrjedhë tjetër pasi familja kontaktoi formatin “Nga e para”, ekipi I së cilës bëri një punë fantastike duke I dhënë familjes me 4 anëtarë një banesë në kushte komode.

Javën e ardhshme “Nga e para” në Vizion Plus do të sjell një tjetër histori, dhe një tjetër familje do të buzeqeshe.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *