Subscribe

Nga janari, kjo do të jetë pamja e shkresave të administratës përgjatë gjithë vitit 2018. Është shpallur më herët viti i Skënderbeut dhe kjo logo do të shoqërojë çdo dokument, përbri stemës së republikës.

 

Ajo paraqitet si një yll me 6 rreze kulmore, për të shënjuar 6 ngjarje të rëndësishme të shqiptarëve.

 

Me ngjyre të kuqe, me shqiponjën dykrenore të stemës së Kastriotëve me ngjyrë të zezë në qendër, e ku nuk mungon diçitura “viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut-2018”. Ky është imazhi që do të mund të përdoret edhe në posterat e aktiviteteve që do të organizohen këtë vit në nder të heroit kombëtar.

 

Kjo logo u përzgjodh mes 6 alternativave që u paraqitën në konkursin e shpallur që më 2017-ën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *