E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

LIVE/ Nis mbledhja e Bordit të Paqes, Trump mban fjalën para të pranishmëve: Liderët kanë bërë punë të mirë për paqen

Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes nisi zyrtarisht në ambientet e Institutit Amerikan të Paqes “Donald J. Trump”, në Washington D.C. me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve, qeverive dhe përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë. Pas fotos familjare me pjesëmarrësit, Seanca u çel me fjalën mirëseardhëse të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

““Kemi pasur një lidhje shumë të mirë dhe jam bërë mik me shumë njerëz. E vlerësoj që jeni këtu, krenar që ky ishte një takim i hapur, janë bërë miq të jashtëzakonshëm të mi këta lider. Ndërtuam vendin tonë dhe tani jemi në pikën ku SHBA nuk janë si më parë, bursat janë rritur, kur erdha në pushtet ata më thanë që nëse do afrohesha tek 44% do ishte e mrekullueshme, ne kemi arritur 50 mijë vitin e parë. Po bëmë një punë shumë të mirë, bordi i paqes është një nga gjërat më të rëndësishme që janë përfshirë shumë organizata, njerëz, që kemi punuar bashkë, për ti dhënë fund luftërave. Disa lufta ishin 32 vite të gjata, ne i dhamë fund për 2 ditë por kemi ende punë për të bërë. Gaza është komplekse, por Kushner dhe Wittkof kanë bërë punë të mrekullueshme, kam ekipin më të mirë që është mbledhur”, tha Trump.

Reklamë

Në tryezën e rrumbullakët do të ketë prezantime dhe përditësime nga figura të rëndësishme ndërkombëtare pjesëmarrëse në takim mbi natyrën historike të kësaj nisme, përpjekjet për lirimin e pengjeve dhe koordinimin e ndërmjetësve, adresimin e nevojave humanitare dhe të sigurisë në Gaza, procesin e demilitarizimit, rindërtimin përmes një plani të përgjithshëm zhvillimi, forcimin e kapaciteteve institucionale, si edhe krijimin e mekanizmave financiarë transparentë, përfshirë Fondin Sovran të Pasurisë. Axhenda përfshin gjithashtu prezantime mbi teknologjinë dhe zinxhirët e furnizimit, si dhe mbi rezultatet e matshme që synohen në terren, duke vendosur themelet e veprimit konkret të Bordit në fazën e tij të parë operacionale.

Nisja e aktivitetit të Bordit shënon një hap të ri në koordinimin ndërkombëtar për adresimin e sfidave globale të sigurisë dhe të rindërtimit. Prania e Shqipërisë në bordin themelues, dëshmon sërish se Shqipëria qëndron me vendosmëri përkrah shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit konstruktiv global.

Vazhdo të lexosh

Reklamë