Pas akuzave nga kandidati Eduard Selami, Astrit Patozi e Jozefina Topalli per mungesën e transparencës per listën e anetaresise se Partise Demokratike, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i PD. Komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale në Partinë Demokratike ka deklaruar se lista nuk mund te publikohet, pasi te dhënat jane personale, por cdo demokrat mund te njihet me emrat e anëtarëve pranë degëve te PD.

 

Ne nje njoftim per mediat komisioni thekson se listat e anetaresise nuk mund të vihen në përdorim jashtë partisë, pasi rrezikon ta vendose anëtarësinë nen presionin e pushtetit per vendet e punës në administrate. Komisioni sqaron se vendimi per listen përfundimtare do te merret 5 dite para zgjedhjeve pasi do te shtohen edhe ata demokrate qe kane nje karte anëtarësie, por nuk jane ne regjistrin elektronik.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *