Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët në kushte...

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon, rriten rastet...

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi...

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në këshillim bashkiak të...

Netanyahu e quajti Britaninë një “Republikë Islamike”

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain, dy të arrestuar në...

Aksident i rëndë hekurudhor, treni me 150 pasagjerë del...

Avionët luftarakë të NATO-s rrëzojnë dronin që hyri në...

Përmbytje masive në Japoni, 6 viktima dhe mijëra të...

Lirohet i riu që u akuzua se çoi 15 vjeçaren në vetëvrasje me fotot intime

7 Janar 15:12

Gjykata e Beratit ka lënë të lirë 17-vjeçarin Davide Kovaçi, i arrestuar në 6 Maj 2019, pas vdekjes së Adela Çaçit. 15-vjeçarja nga fshati Duhanas helmoi veten me “fostoksinë”,pas kërcënimeve se ai do publikonte foto intime. Vendimi është marrë 10 ditë më parë nga gjyqtarja Adelajda Gjuzi.E regjistruar për shqyrtim që në 24 Shtator 2019 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat,çështja penale për “shkaktimin e vetëvrasjes” në ngarkim të 17-vjeçarit Davide Kovaçi është pushuar. Kjo çështje mbërriti për kompetencë në Gjykatën e Beratit nga Gjykata e Vlorës dhe u regjistrur në 14 Nëntor 2019,pas krijimit pranë organit të akuzës të sektorit të të miturve. Davide Kovaçi akuzohej se,pas kërcënimeve që i kishte bërë 15-vjeçares Adela Çaçi se do ti publikonte foto intime,kishte shkaktuar vetëvrasjen e saj. Gjyqtarja e çështjes,Adelajda Gjuzi, vendosi në 5 Dhjetor 2019 “Mospranimin e kërkesës së prokurorisë Berat për dërgimin e çështjes në gjyq,duke vlerësuar se hetimet nuk ishin të plota. Gjyqtarja Gjuzi i la prokurorisë një afat 22-ditor për të plotësuar hetimet por prokuroria nuk solli para trupit gjykues asnjë provë të re ndaj 17-vjeçarit Davide Kovaçi. Sipas gjykatës,e vetmja provë e organit të akuzës ishte një bisedë e regjistruar mes Davides dhe viktimës Adela Çaçi,bisedë që gjet në telefonat e sekuestruar të prindërve të tyre: Haxhi Çaçi dhe Ilirjan Kovaçi. Në lidhje me këtë provë,Gjykata ka konstatuar se,biseda nuk ka të shënuar datën kur është zhvilluar,duke mos u evidentuar kështu lidhja mes kësaj bisede dhe pirjes së lëndës helmuese nga viktima. Sipas gjykatës,nga kqyrja ka rezultuar biseda por nuk është fiksuar data se kur ka ndodhur dhe nuk dihet nëse ka ndodhur ditën e ngjarjes apo shumë më përpara saj. Po sipas Gjykatës së Beratit,nga përmbajtja e kësaj bisede rezulton të jetë një bisedë e zhvilluar mes dy adoleshentësh në marrëdhënie dashurore me njëri tjetrin,ku fjalori i përdorur që në fillim të saj është i njejtë nga të dy bashkëbiseduesit. Pasi dëgjoi të gjitha palët e përfshira në këtë çështje,gjyqtarja Adelajda Gjuzi ka vendosur: Pushimin e çëshjes penale në ngarkim të Davide Kovaçit, Shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar nga Gjykata e Vlorës në 8 Maj 2019 dhe Lirimin e menjëhershëm të pandehurit Davide Kovaçi.

 

 

Posted Under:
Kronike
Tagged:
Berat E mitur Foto Intime I Riu vetëvrasje

Nga e njëjta kategori

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain, dy të arrestuar në Lezhë e Kurbin, sekuestrohen armë, tritol dhe fishekë

më shumë...

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep detaje (VIDEO)

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e Mbrojtjes jep detaje

më shumë...

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë flakët nën kontroll

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:17

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët...

5:09

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon,...

4:52

“Halef”, seriali që “gozhdoi” shqiptarët para ekranit,...

4:23

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

4:07

Zjarri përfshin malin e Tërbunit në Pukë,...

3:58

SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja...

3:47

Kosova: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë...

3:31

Forcat e Armatosura në ballë të flakës...

3:18

Trafik i rënduar në Elbasan, shoferët nuk...

3:16

A mund të pretendojë Moska se ende...

2:57

Kompensimi për transportin urban, Tatimet: Linjat e...

2:51

Ekonomiku ndër më të kërkuarit, programet ofrojnë...

2:18

Aksident në Durrës, makina përmbyset në mes...

2:13

PDK bllokon sërish zyrat e qeverisë, edhe...

2:00

Për 1 javë grabiti 8 biznese, “skifteri”...

1:29

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

1:29

Arti në zi, ndahet nga jeta aktori...

1:15

“Rikthimi” i Shkollës së Vashave, ndërtesa me...

1:08

Pse hidhet monedhë në det me 14...

12:50

Kurti iu bën thirrje partive për takim:...

Më të klikuarat

  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.