Lirohen të gjithë protestuesit e Teatrit që u përleshën me policinë
Gjykata e Tiranës liroi nga burgu personat e arrestuar në protestën e zhvilluar të dielën kundër prishjes së teatrit kombëtar. 6 prej të akuzuarve u lanë në detyrim paraqitjeje, mes tyre dhe drejtuesin ekzekutiv te vetëvendosjes Bojken Abazi, e vetëm dy në arrest shtëpie.
Gjatë seancës të akuzuarit mohuan akuzat e kundërshtimit me dhunë të punonjësve të rendit si dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme. Edhe prokuroria kërkoi lirimin e pothuajse të gjithë protestuesve.
Gjatë kohës që zhvillohej seanca, aktivistë të lëvizjes vetëvendosje në Tiranë protestuan duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.
Ndërkohë, para nisjes së seancës ndaj të arrestuarve reagoi dhe Presidenti i Republikës.
Në një postim të tijin në Facebook, Ilir Meta, shkruan se të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë politike.
Vetë operacioni thotë kreu i shtetit për shembjen e Teatrit Kombëtar ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Presidenti bën thirrje që të lirohen të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020.




