Pispili me perime, djathë dhe miell misri, nga Shefja e Kuzhinës Albana Mançja

Kjo pispili me perime, djathë dhe miell misri është një zgjedhje ideale për një vakt të shijshëm dhe të lehtë për t’u përgatitur. E pasur me ngjyra, aroma dhe shije, ajo kombinon perimet e freskëta me djathin feta dhe një masë të butë e të pjekur në furrë, duke krijuar një pjatë që mund të shërbehet si për mëngjes, ashtu edhe për drekë apo darkë.
Përbërësit:
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 1 domate ose 6 domate qershi
- 4 vezë
- Kripë dhe piper
- 100 ml vaj ulliri
- 200 ml qumësht
- 300 g miell
- 1 pluhur pjekës (baking powder)
- Rigon
- 100 g djathë feta, i thërrmuar
- Bimë aromatike
Përgatitja:
- Përgatitja e perimeve
Presim specat në kubikë të vegjël. Presim gjithashtu domatet në kubikë.
- Përzierja e bazës
Në një tas të madh rrahim vezët me kripë, piper, vaj ulliri dhe qumësht.
- Shtimi i miellit
Shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës. I përziejmë derisa të përftojmë një masë homogjene.
- Shtimi i përbërësve të tjerë
Shtojmë rigonin, specat, domatet, djathin feta të thërrmuar dhe bimët aromatike. I përziejmë mirë, derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.
- Pjekja
E hedhim masën në një tavë të lyer me vaj, rreth 32 cm në diametër. Sipër spërkasim me djathë.
E pjekim në 180°C, derisa të marrë një ngjyrë të artë.




